Mungesa e guximit profesional sëmundje kronike e gjyqësorit të Kosovës!

Mungesa e guximit profesional sëmundje kronike e gjyqësorit të Kosovës!
Mungesa e guximit profesional sëmundje kronike e gjyqësorit të Kosovës!

Shqiprim Pula

  • 22 December 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Shqipërim Pula

Ajo çfarë mbetet sëmundje kronike për vendin tonë, është mungesa e guximit profesional tek një pjesë e gjyqësorit për të marr vendime mbi të shumta raste e edhe rastet e mëdha të cilat kanë qenë dhe mbeten si raste të shënjestruara, e për rrjedhojë ka grumbullim lëndësh të pazgjidhura ndër-vitesh. Andaj dhe, organizatat joqeveritare të cilat merren me identifikimin dhe monitorimin e rasteve nëpër Gjykata gjithandej, brenda zymtësisë së rezultateve jo të mira, kanë identifikuar ngecjet, arsyet por edhe motivet mbi rezultatet e dobëta.

-Në sistemet politike pluraliste, qeveritë krijojnëinfrastrukturën ligjore mbi të cilën sistemi prokurorial dhe gjyqësor duhet të funksionojnë, pa ndërhyrje të politikës apo grupeve të caktuara të interesit. Qeveria aktuale ka për detyrim të jetëvigjilente dhe ndaloj të gjitha abuzimet e çfarëdo lloji mbi keqpërdorimin e parasë publike, të inicioj dhe draftoj ligjin mbi pastrimin apo lustracionin e figurës për gjithë zyrtarët e lartë të administratës shtetërore si dhe krahas kësaj të bëhet edhe Vetting kombëtar dhe ekonomik.

kjo qeveri, ka ardhur në pushtet me premtimin se do të ndal hajninë e luftoj krimin ekonomik dhe realizoj vetting-un. Qeveria ka obligim ligjor qëtë siguroj mekanizma shtetëror që gjyqësori të jetënë gjendje të kryejë funksionet e tyre, tëpakërcënuar, papengesa dhe pa ndërhyrje nga kushdo qoftë. E kur ndodhë e kundërta, atëherë si rrjedhojë ata edhe mund të mos përmbushin detyrimet e tyre ligjore institucionale.

Prandaj me vullnetin mbi parimet më të mira, me garancitëpër një sistem juridik me efiҁienc të korren rezultatet të cilat çdo shoqëri normale i dëshiron, duhet të përfundohen rastet e pambaruara. Ajoçfarë mbetet sëmundje kronike për vendin tonë, është mungesa e guximit profesional tek një pjesë e gjyqësorit për të marr vendime mbi të shumta raste e edhe rastet e mëdha të cilat kanë qenë dhe mbeten si raste të shënjestruara, e për rrjedhojë ka grumbullim lëndësh të pazgjidhura ndër-vitesh.

Andaj dhe, organizatat joqeveritare të cilat merren me identifikimin dhe monitorimin e rasteve nëpër Gjykata gjithandej, brenda zymtësisë së rezultateve jo të mira, kanë identifikuar ngecjet, arsyet por edhe motivet mbi rezultatet e dobëta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".