Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës Anti-COVID

  • E.K /
  • 22 dhjetor 2021 - 10:31
Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës Anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë përsëri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

MSH ka cituar një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me ç’rast ka thënë se vaksinimi kundër këtij virusi ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60-vjeç.

Andaj nga kjo ministri i kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës.

Njoftimi i plotë:

Vaksinimi kundër COVID-19 ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60-vjeç e më lart në Evropë, sipas studimit të përbashkët të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Kështu është bërë e ditur ditë më parë sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Eurosurveillance”, i kryer në 33 vende të Evropës. Studiuesit, duke përdorur numrat javor të vdekjeve të raportuara në grup-moshë llogaritën se sa njerëz do të kishin vdekur pa vaksina dhe më pas i krahasuan këto parashikime me humbjet e jetëve në periudhën dhjetor 2020-dhjetor 2021. Sipas tyre, pa vaksinim ky numër në Evropë do të dyfishohej.

Merri të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës.

#Vaksinohu

(Kosova Sot Online)