Policia e Kosovës sekuestron 1 mijë kg duhan

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 14:57
Policia e Kosovës sekuestron 1 mijë kg duhan

Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare sot rreth orës 11:20, ka identifikuar furgonin Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, policia njofton se autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg)”, njofton policia.

Me rastin është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin.

“Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)