Shitësit ambulantë largohen nga sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 20:54
Shitësit ambulantë largohen nga sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet

Janë larguar nga sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë shitësit ambulantë që vepronin pa leje. Lajmi u dha nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, thotë se një veprim i tillë u bë për shkak të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve.

“Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga Sheshi ‘Nënë Tereza’ të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë aty pa leje, ilegalisht!”, njoftoi Rama.

“Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)