LDK sot shënon 32-vjetorin e themelimit

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 09:43
LDK sot shënon 32-vjetorin e themelimit

Sot mbushen 32 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kryetar i parë i kësaj partie është zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë pari derisa ndërroi jetë.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Rugovës, si dhe do të hapet ekspozita me fotografitë e Ibrahim Rugovës.

Manifestimi qendror për 32-vjetorin e formimit të LDK-së do të mbahet në orën 18:00.

(Kosova Sot Online)