Edi Rama gjithmonë me sjellje arrogante ndaj Kosovës, me simpati e “mikpritje “ ndaj Serbisë së Vuçiqit!

Edi Rama gjithmonë me sjellje arrogante ndaj Kosovës, me simpati e “mikpritje “ ndaj Serbisë së Vuçiqit!
Edi Rama gjithmonë me sjellje arrogante ndaj Kosovës, me simpati e “mikpritje “ ndaj Serbisë së Vuçiqit!

Faik Krasniqi

  • 23 December 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Atëherë çfarë na duhet "Open Ballkan". Më shumë i ngjan sikur shtetet e pa inkuadruara, një bllok politik i themeluar atëbotë nga Josip Broz Tito.

-Kryeministri Rama gjithmonë ka pasur sjellje prepotente ndaj Kosovës, dhe simpati të hapur ndaj Serbisë, në veçanti ndaj Vuçiqit. Nuk më çudisin veprimet e tij. Ai është në gjendje të bëj çmos për ta realizuar qëllimin e tij.

Kosova nuk duhet të ndikohet as nga Edi Rama, por as nga thirrjet e ndonjë burokrati të BE-se që na ka lënë të izoluar për më shumë se dy dekada. Duhet bërë mirë llogaritë për çdo gjë. Është çështje ekspertësh që duhet të merren me këto çështje.

Vetëm një gjë nuk po e kuptoj. Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Atëherë çfarë na duhet "Open Ballkan". Më shumë i ngjan sikur shtetet e pa inkuadruara, një bllok politik i themeluar atëbotë nga Josip Broz Tito.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".