Edhe kjo ndodh në Gjakovë: Dy kunatat rrahin nusen e vëllait, ia marrin fëmijët dhe e dëbojnë nga shtëpia

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 11:55
Edhe kjo ndodh në Gjakovë: Dy kunatat rrahin nusen e vëllait, ia marrin fëmijët dhe e dëbojnë nga shtëpia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Qifllak të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë se në fshatin Qifllak dy kunatat kanë rrahur nusen e vëllait.

“Datë 22.12.2021 rreth orës 13:00 është iniciuar procedur hetimore për veprën penale ‘Dhuna në familje’ pasi që policia ka pranuar informate përmes telefonit nga prindi i viktimës, i cili raporton se vajza e tij e cila është e martuar që 5 vite në fshatin Qifllak sot është rrahur nga dy kunata e saj. Motrat e burrit dy të dyshuarat e lartëckura, i kanë ndaluar dy fëmijët e saj dhe e kanë dëbuar nga shtëpia”, tha ai.

Gjurkaj tha se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Viktima është intervistuar në stacionin policor, ju është ofruar ndihma mjekësore në QKMF Rahovec pasi kishte lëndim të lehtë në dorën e djathtë të shkaktuar nga dhuna e përdorur, me pas në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale janë marrë dy fëmijët e viktimës të moshës 3 dhe 1 vjeç, ju janë dhënë viktimës dhe me vullnetin e saj viktima bashkë me fëmijët është strehuar të prindërit e saj në fshatin Ratkoc”, njoftoi Gjurkaj.

Zëdhënësi i Policisë shtoi tutje se njëra nga të dyshuarat është arrestuar dhe intervistuar për rastin e cila e mohon në tërësi veprën, ndërsa e dyshuara tjetër nuk është hasur në shtëpi, dhe se të njëjtës i është lënë ftesa të paraqitet në stacionin policor në Rahovec me qëllim të intervistimit.

“Pas intervistave është konsultuar Prokurori kujdestar i cili udhëzon rastin në procedurë të rregullt. Për rast është njoftuar Qendra për pune sociale dhe mbrojtësi i viktimave”, pohoi ai.

(Kosova Sot Online)