Anuloi vizitën në Bosnje për arsye sigurie, presidenti kroat pyetet se a po ndihet i sigurt në Kosovë

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 12:37
Anuloi vizitën në Bosnje për arsye sigurie, presidenti kroat pyetet se a po ndihet i sigurt në Kosovë

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, në konferencën për media në Prishtinë u pyet nëse ndihet i sigurtë në Kosovë pasi anuloi vizitën e planifikuar disa ditë më parë në Bosnje e Hercegovinë.

Milanoviq tha se në Kosovë ndihet shkëlqyeshëm dhe i sigurt.

“Në Kosovë ndihem i sigurt, unë akoma jam rritur dhe jetoj në qytete të siguritë si Zagrebi, sipas EUROSTAT Zagrebi është si qytet shumë i sigurt dhe ndihem bukur shkëlqyeshëm”, tha Milanoviq.

Ai tha se përshkak të përbërjes etnike të rajonit në Bosnje e Hercegovinë të cilin kishte planifikuar ta vizitojë e ka anuluar vizitën.

“Në Bosnje e Hercegovinë, në rajonin Llazhne se kam vizituar për arsyen e sigurisë ndoshta s’është bërë fjalë për sigurinë personale por edhe të organizatës është një sërë gjërash por nëse do të bëhej fjalë për Mostarin por marrë parasysh përbërjen etnike të kësaj pjese në Bosnje vendosa të mos marr pjesë”, tha ai.

Milanoviq tha se me Kosovën do të bashkëpunojnë si miq të mirë sa i përket fushës së mbrojtjes.

“Do të bashkëpunojmë si miq të mirë njashtu si bashkëpunojmë me miqt tjerë, do të dëshiroja që bashkëpunimi të ndodhte edhe me Serbinë por ajo gjithmonë luan një lojë jo të sinqertë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)