Haziri: Qeveria e Albin Kurtit ka trashëguar stabilitet në energji

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 21:24
Haziri: Qeveria e Albin Kurtit ka trashëguar stabilitet në energji

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka trashëguar stabilitetin energjetik. Haziri thotë se vera ishte alarm për krizën energjetike, dhe qeveria do të duhej të kishte marrë masat adekuate.

“Qeveria ka trashëguar stabilitet në energji. Vera dhe paralajmërimi për krizë ka qene alarm edhe për Kosovën. Është dashtë të ndërmerren masa”, thotë Haziri.

“Vetë kryeministri ka qene i përfshirë në çështjen e gazit dhe energjisë”, shtoi ai.

“Kjo krizë është e paparashikueshme por çdo qeveri ka plane kontingjenti dhe duhet me u ballafaquar me kohë me pritjet dhe eventualisht me krizat që mund të ndodhin. Nuk mund të fajësohet e kaluara e afërt në Kosovë lidhur me krizën e sotshme që është në energji”, theksoi Haziri.


(Kosova Sot Online)