Si u gënjye për një bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë?

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 10:14
Si u gënjye për një bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë?

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje shtesë lidhur me lajmërimin e rrjeshëm për bombë dje në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës një person në një linjë emergjente ka njoftuar se ka vendosur bombë në stacionin e autobusëve.

Njësitë përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe asgjë e dyshimtë nuk është gjetur. Rasti është nën hetime.

Këtu keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

“LAJMËRIM I RREJSHËM Stacioni i autobusëve, Prishtinë 23.12.2021 – 14:10. Raportohet se në linjën emergjente një person i pa njohur ka njoftuar se ka vendosur një bombë në stacionin e autobusëve. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)