“Ai në atë pjesë ka marrë gurë”, nisin sërish kërkimet për gruan që familja e akuzon burrin për vrasje

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 10:44
“Ai në atë pjesë ka marrë gurë”, nisin sërish kërkimet për gruan që familja e akuzon burrin për vrasje

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia kanë filluar sot kërkimet në afërsi të lumit Sitnica, për trupin e Mirjeta Zeka-Shabanit, që është shpallur e zhdukur nga viti 2019.

Me kërkesë të familjes, FSK-ja dhe policia janë duke kërkuar në afërsi të lumit Sitnica. Lajmine ka konfirmuar vëllai i saj, Rexhep Zeka.

“Janë duke e kontrollu pjesën e Sitnicës, se ai në atë kohë merrke gurë qaty, për oborr, gjuajke bërllok aty. Ne ju kemi thënë me kërku në atë pjesë, kam mendu ku ka mujt e qysh ka mujt, menduam se edhe qaty mundet me pas diçka, kemi kërku prej policisë, ata kanë folë me FSK-në dhe sot kanë shku me kontrollu”, ka deklaruar Zeka.

Ndryshe, familjarët e Mirjetës kanë humbur çdo kontakt me të qysh nga 31 marsi i vitit 2019, kur edhe ishte përshëndetur me ta, për t’u nisur drejt Gjermanisë.

Vëllezërit e saj patën hedhur dyshime se bashkëshorti i saj, Nehat Shabani, mund ta ketë mbytur Mirjetën, pasi sipas tyre, ai e ka keqtrajtuar.

Para një viti, FSK-ja dhe policia kishin kërkuar për trupin e Mirjetës në zonën rreth lumit Ibër në Mitrovicë, por kërkimet nuk kishin rezultuar me gjetjen e saj.

(Kosova Sot Online)