Shpërthimi i vullkanit La Palma shpallet i përfunduar, pasi qëndroi tre muaj aktiv

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 19:25
Shpërthimi i vullkanit La Palma shpallet i përfunduar, pasi qëndroi tre muaj aktiv

Shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma është shpallur zyrtarisht i përfunduar, pas tre muajsh nxjerrje hiri.

Që nga shpërthimi më 19 shtator, vullkani Cumbre Vieja shkatërroi më shumë se 3000 prona dhe qindra hektarë tokë bujqësore në ishullin Kanarie.

Më shumë se 7000 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre pas lavës kwrcwnuese.

Por pas 10 ditësh aktivitet më të qetë, autoritetet vendosën se vullkani nuk do të ndizet më.

“Ajo që dua të them sot mund të thuhet vetëm me tri fjalë: Shpërthimi ka mbaruar”, tha shefi rajonal i sigurisë në Ishujt Kanarie, Julio Perez.

Nuk kishte pasur asnjë lëkundje të tokës që nga 13 dhjetori, periudha më e gjatë pa asnjë aktivitet që nga fillimi i vullkanit.

(Kosova Sot Online)