Haradinaj mesazh kryeministrit Kurti: Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 16:10
Haradinaj mesazh kryeministrit Kurti: Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë

Ramush Haradinaj ka cituar një prej figurave më të vlerësuara nga kryeministrit Albin Kurti, për t’i çuar mesazh atij.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon opozitarizmin ndaj Qeverisë Kurti në Facebook dhe në Kuvend, ku është deputet.

Ka pasur disa replika në seanca me kryeministrin Kurti, sidomos për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova, ndërsa ato i përcjell edhe me shkrime në rrjete sociale.

Në postimin e fundit, Haradinaj ka shpërndarë një fjali që thotë, “Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është një mashtrues”,

Në fund, Haradinaj, ka vendosur emrin e shkrimtarit rilindas, Sami Frashëri, për të cilin kryeministri i tanishëm ka thënë në vitin 2019 se e konsideron ndër tri figurat më të mëdha shqiptare.

Ndryshe, Kryeministri Kurti është deklaruar disa herë për krizën me energjinë elektrike në vend. Derisa kritikohet shumë qeveria e tij dhe distributori privat i rrymës për gjendjen ekzistente, ai sot tha se ose do të vazhdojnë reduktimet e rrymës elektrike, ose do të shtrenjtohet rryma. 

(Kosova Sot Online)