Më pak se 1 mijë vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 15:38
Më pak se 1 mijë vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 967 vaksina Anti-COVID.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 666 mijë e 180.

877 mijë e 693 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës. Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)