Bajrami: Nuk e njoh ekspertin gjerman, KEK’u është dashur t’i ketë ekspertët e vetë

  • A.P /
  • 28 December 2021 - 18:06
Bajrami: Nuk e njoh ekspertin gjerman, KEK’u është dashur t’i ketë ekspertët e vetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka informacione për ekspertin gjerman i cili do të inspektojë dhe riparojë dëmet e krijuara në bllokun B-2.

Për angazhimin e ekipit të ekspertëve nga Gjermania tashmë janë ndarë rreth 250 mijë euro.

Bajrami ka thënë se KEK’u është dashur t’i ketë ekspertët e vetë për inspektime e riparime të tilla.

“Ne e kemi këtë institucion në menaxhim që 20 vite pas luftës. KEK’u që sa ekziston është dashur t’i ketë ekspertët e vetë. Mirëpo, një ekspertizë e formës së tillë natyrisht se është e kushtueshme”, ka theksuar ajo.

Tutje, Bajrami është shprehur se KEK’u momentalisht është duke importuar energji elektrike me çmim shumë të shtrenjtë, ndërsa është duke ja shitur atë KEDS’it me çmim të lirë.

“20 milionë euro veçse i ka nda Qeveria e Republikës së Kosovës që është duke e importu KEK’u për momentin energji elektrike të cilën po e importon me çmim shumë të shtrenjtë dhe po ja shet KEDS’it me at çmimin e lirë, nëse nuk gaboj është 31 euro për kilovat”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)