Komuna e Drenasit ndalon hedhjen e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 14:22
Komuna e Drenasit ndalon hedhjen e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

Komuna e Drenasit ka marrë vendim për ndalimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Në vendimin e komunës thuhet se ndalohet përdorimi i tyre në hapësirat publike, përkatësisht në sheshe, rrugë e hapësira tjera.

“Përmes kësaj urdhërese, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësirat publike dhe zona të banuara. Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta). Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit” thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Ramiz Lladrovci lëshon urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike
Kryetari i Komunës së Drenasit, ka nxjerr urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht në sheshe, rrugë e hapësira tjera.

Përmes kësaj urdhërese, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësirat publike dhe zona të banuara. Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta). Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

(Kosova Sot Online)