Bosnja ngre aktakuzë ndaj nëntë serbëve për vrasjen e rreth 100 boshnjakëve myslimanë

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 15:13
Bosnja ngre aktakuzë ndaj nëntë serbëve për vrasjen e rreth 100 boshnjakëve myslimanë

Zyra e Prokurorit të Bosnjës e Hercegovinës ka thënë se ka ngritur aktakuzë kundër nëntë serbëve boshnjakë për vrasjen e rreth 100 boshnjakëve myslimanë pak pas fillimit të Luftës së Bosnjës, më 1992.

Në deklaratën e Zyrës së Prokurorit, të publikuar të mërkurën, thuhet se nëntë personat e akuzuar, ish-anëtarë e ish-komandantë të ushtrisë serbe të Bosnjës, dyshohen për përfshirjen e dhjetëra grave, të moshuarve e fëmijëve mes moshës 2 e 15 vjeç në zonën e mbizotëruar nga serbët, Nevesinje, në juglindje të Bosnjës.

“Mbetjet e 49 personave janë gjetur, ndërsa mbetjet e 47 viktimave ende po kërkohen”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se të akuzuarit janë arrestuar më 16 dhjetor. Në deklaratë shtohet se shtatë familje ishin në mesin e të vrarëve.

Njoftimi për këtë aktakuzë vjen pas një vargu arrestimesh për krime lufte nga Agjencia për Hetim dhe Mbrojtje e Bosnjës e Hercegovinës (SIPA), shkruan Free Europe.

Në deklaratë, Zyra e Prokurorit tha se aktakuza është dërguar në Gjykatën Shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës për konfirmim.

(Kosova Sot Online)