Pas 11 ditësh, rikthehet energjia elektrike në lagjen “Kroi i Vitakut”

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 15:33
Pas 11 ditësh, rikthehet energjia elektrike në lagjen “Kroi i Vitakut”

Skender Sadiku, zv.kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut ka konfirmuar se është rikthyer energjia elektrike në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas 11 ditësh mungesë.

Ai konfirmoi se pas 11 ditësh, sot në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut është rikthyer rryma.

“Pas 11 ditësh, sot erdhi energjia elektrike në lagjen Kroi i Vitakut”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, sipas banorëve të kësaj lagje, arsyeja e mungesës së energjisë elektrike është prishja e trafos me të cilën ata furnizohen me rrymë.

Siç raportonte RTK, kjo trafo ishte dëmtuar dhe askush nuk po merrej me rregullimin e saj. 

(Kosova Sot Online)