“Pensioni është miserable”, pensionistët flasin pasi Qeveria nuk ua vazhdon shtesat

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 21:56
“Pensioni është miserable”, pensionistët flasin pasi Qeveria nuk ua vazhdon shtesat

Pensionistët ankohen për pensione të vogla në kohën e shtrenjtimit të çmimeve.

Bisedat në mes miqsh këtu janë të përditshme.

Për ta plakur ditën,  trokëllimat e këpucëve e shpiejnë pikërisht në kafene, vendi ku qahen hallet me miq të tjerë.

Pos llafeve të përditshme, në bisedat e tyre nuk mungojnë as ankesat.

Vendimi për mosvazhdimin e pagesave shtesë për pensionistët po ngjall pakënaqësi te këta të fundit.

Ankesa për të ardhura të pakta pensionale kanë edhe pensionistë të tjerë, e të cilët kërkojnë ndryshim të gjendjes

(Kosova Sot Online)