Dhuna gjatë bartjes drejt stacionit, aktakuzë ndaj pesë policëve të Njësisë Speciale në Prizren

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 11:21
Dhuna gjatë bartjes drejt stacionit, aktakuzë ndaj pesë policëve të Njësisë Speciale në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve policor të dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Ata dyshohet se me datë 16.07.2020, rreth orës 11:00, në Prizren, në automjetin zyrtar – kombi policor dhe në stacionin policor “Alfa“, të akuzuarit e lartëcekur në cilësi të personave zyrtarë, në kuadër të NJSO – Prishtinë, keqpërdorin detyrën apo autorizimet e tyre, keqtrajtojnë, frikësojnë dhe fyejnë rëndë dinjitetin e personave tjerë, të dëmtuarve: I.K., L.K., E.K., dhe N.D., në atë mënyrë që pasi i fusin në automjetin-kombi të policisë, gjatë transportimit të tyre prej sheshit “Shatërvan”gjer në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, derisa të dëmtuarit ishin me pranga në duar, të njëjtit i keqtrajtojnë me fjalë të rënda fyese dhe sharje ndër më të ndryshmet.

 Po ashtu, të njëjtit i keqtrajtojnë duke i sulmuar fizikisht, me shuplaka dhe grushta, me ç’rast i dëmtuari I.K., dhe L.K, pësojnë lëndime trupore të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë dhe të rëndë mbretës.

Kjo ngjarje ka ardhur pas qytetarët dhe policët janë përleshur për shkak të mosrespektimit të masave kundër-Covid në një lokal në Prizren.

Kjo prokurori ditë më parë ka ngritur aktakuzë edhe ndaj qytetarëve që ishin të përshirë në përleshje.

“I pandehuri i parë I.K., pronar i një restoranti në rrugën ‘Marin Barleti’, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të identitetit të tij sipas kërkesës së personit zyrtar, por përdor forcën fizike, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policor. Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, zyrtarët policor – të dëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K., dhe L.K., marrin lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Themelores në Prizren

Njoftimi i plotë:

Prizren, 31 dhjetor 2021 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.H., V.K., F.K., A.P., dhe A.K., persona zyrtarë/zyrtarë policor, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195  paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 31  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 16.07.2020, rreth orës 11:00 min, në Prizren, në automjetin zyrtar – kombi policor dhe në stacionin policor “Alfa“, të akuzuarit e lartëcekur në cilësi të personave zyrtarë, në kuadër të NJSO – Prishtinë, keqpërdorin detyrën apo autorizimet e tyre, keqtrajtojnë, frikësojnë dhe fyejnë rëndë dinjitetin e personave tjerë, të dëmtuarve: I.K., L.K., E.K., dhe N.D., në atë mënyrë që pasi i fusin në automjetin-kombi të policisë, gjatë transportimit të tyre prej sheshit “Shatërvan”gjer në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, derisa të dëmtuarit ishin me pranga në duar, të njëjtit i keqtrajtojnë me fjalë të rënda fyese dhe sharje ndër më të ndryshmet. Po ashtu, të njëjtit i keqtrajtojnë duke i sulmuar fizikisht, me shuplaka dhe grushta, me ç’rast i dëmtuari I.K., dhe L.K, pësojnë lëndime trupore të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë dhe të rëndë mbretës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

https://www.youtube.com/watch?v=dIZbAbKhmNc

(Kosova Sot Online)