Pamje: I riu mundohet ta kalojë pengesën, bie me kokë dhe vdes

  • E.K /
  • 04 January 2022 - 11:14
Pamje: I riu mundohet ta kalojë pengesën, bie me kokë dhe vdes

Pamje të rënda janë publikuar nga një rast që ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku një burrë shihet duke u përpjekur që ta kalojë një pengesë për hyrjen e njerëzve dhe bie në dysheme.

Christopher De La Cruz, 28 vjeç,  u shpall i vdekur pas incidentit që ndodhi në stacionin e trenit në Queens të dielën rreth orës 6 e 45 minuta në mëngjes, njoftoi policia.

Në pamje shihet i riu duke u përpjekur që të kalojë mbi një pengesë lëvizëse përderisa po hynte në stacionin e trenit, por ai rrëzohet keq. Duket se atij i bie telefoni në anën tjetër të pengesës dhe kjo i shërben si motiv shtesë për ta kaluar pengesën.

Policia tha se i riu ra me kokë dhe e theu qafën, duke shtuar se ai po përpiqej që t’i ikte një tarife. Sipas policëve, Cruz u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan New York Post.

(Kosova Sot Online)