Nexhmedin Spahiu: Vjosa Osmani merr rrogë 40-fish më të madhe se pensioni i nënës time

  • A.P /
  • 04 janar 2022 - 21:52
Nexhmedin Spahiu: Vjosa Osmani merr rrogë 40-fish më të madhe se pensioni i nënës time

Publicisti i njohur nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke kërkuar ulje të të paktën disa pagave të sektorit publik.

“Vuçiq merr rrogë 4 fishin e pensionit më të ulët në Serbi. Ndërsa Presidentja Osmani merr rrogë 40 fishin e pensionit të nanës sime.” – është shprehur z. Spahiu

Pensioni bazë për një jokontributdhënës siç klasifikohen me ligj është 100 euro.

Më tej, ai ka krahasuar edhe shtetin e Kosovës me shtetin e Serbisë, duke e bërë një nënvlerësim të vogël për shtetin tonë.

“Një dallim. Presidenti Vuçiq komandon uhtrinë që luftoi 77 ditë me NATO-n, Presidentja Osmani që ka rrogë 4 fish më të madhe se Vuçiq komandon 2500 ushtarë me armë të lehta, pa helikopterë e pa avionë.”

Statusi i plotë:

Dallimi mes pensionit më të ulët në Serbi dhe pagës më të madhe në Serbi (që është e Presidentit Vuçiq) është 4 herë. D.m.th Vuçiq merr rrogë 4 fishin e pensionit më të ulët në Serbi. Ndërsa Presidentja Osmani merr rrogë 40 fishin e pensionit të nanës sime. Por rroga e Presidentes Osmani nuk është rroga më e madhe në sektorin publik në Kosovë. Rrogën më të madhe në Kosovë e merr drejtori i trustit pensional të Kosovës , e kjo rrogë është sa 100 fishi i pensionit te nanës sime. Një dallim. Presidenti Vuçiq komandon uhtrinë që luftoi 77 ditë me NATO-n, Presidentja Osmani që ka rrogë 4 fish më të madhe se Vuçiq komandon 2500 ushtarë me armë të lehta, pa helikopterë e pa avionë. Trusti pensional i Serbisë investon në aksione nepër botë ku vlera e atyre aksioneve rritet vazhdimisht. Rroga e drejtorit të këtij trusti është 10 fish më e vogël se sa rroga e drejtorit të trustit pensional të Kosovës që investon paratë në aksione nëper botë vlera e të cilave zvogëlohet në vazhdimësi.

(Kosova Sot Online)