Tentoi ta puthë me dhunë të miturën në ashensor, momenti kur babai i vajzës e zë të riun

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 08:38
Tentoi ta puthë me dhunë të miturën në ashensor, momenti kur babai i vajzës e zë të riun

Një burrë rus ka rrahur një 27-vjeçar, i cili i ngacmoi vajzën 15-vjeçare në ashensor.

Kamerat e sigurisë së ashensorit tregojnë momentin kur një 27-vjeçar përpiqet të puthë me dhunë të miturën. Menjëherë pasi ashensori hapet, vajza largohet, ndërkohë që vetëm disa sekonda më pas vjen babai i saj, i cili menjëherë godet me grusht perversin dhe e nxjerr nga ashensori.

27-vjeçari është arrestuar nga policia dhe pritet të akuzohet për “tentativë përdhunimi”.

(Kosova Sot Online)