Sërish alarm për mjet të dyshimtë në Stacion të Autobusëve në Prishtinë

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 10:23
Sërish alarm për mjet të dyshimtë në Stacion të Autobusëve në Prishtinë

Policia ka evakuuar udhëtarët dhe punonjësit në stacionin e autobusëve në Prishtinë, pas një thirrjeje për mjet të dyshimtë.

Këtë informacion e kanë konfirmuar për Express burime brenda Policisë së Kosovës.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe para pak ditësh në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ku një qytetar ka telefonuar policinë dhe ka deklaruar se ka lënë një mjet shpërthyer në stacion.

Por ky ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm, pasi në stacionin e autobusëve policia nuk gjeti asnjë mjet shpërthyer.

(Kosova Sot Online)