Prishtina zgjedh kryetarin e Kuvendit Komunal

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 12:23
Prishtina zgjedh kryetarin e Kuvendit Komunal

Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kupina u zgjodh në raundin e tretë të votimit.

Për të votuan 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.

Media sot ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës

Media mëson se koalicioni është arritur por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u definuar.

Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti.

(Kosova Sot Online)