Sabri Kiçmari nis punën si ambasador i Kosovës në Japoni

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 14:08
Sabri Kiçmari nis punën si ambasador i Kosovës në Japoni

Sabri Kiçmari ka arritur në Tokio të Japonisë për të filluar punën e tij si ambasador i Kosovës në këtë shtet.

I ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Tokio, Arber Mehmeti i ka uruar mirëseardhje Kiçmarit në ambasadë.

“Mirëseardhje dhe punë të mbarë Ambasador Prof.Ass.Dr. Sabri Kiçmari”, ka shkruar Mehmeti.

Kiçmari më herët ka qenë ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

(Kosova Sot Online)