Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen gjashtë persona

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 20:16
Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)