Çfarë mendojnë gjermanët për pandeminë, partitë, Rusinë, Kinën, SHBA-në?

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 16:53
Çfarë mendojnë gjermanët për pandeminë, partitë, Rusinë, Kinën, SHBA-në?

Varianti Omikron i virusit Corona po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Nga një vështrim në vendet e tjera tregon se në Gjermani janë më pak njerëz të sëmurë rëndë me COVID-19. Këshilli i ekspertëve i krijuar nga qeveria e re federale parashikon megjithatë se mund të ketë më shumë të infektuar e si rrjedhim një numër të lartë pacientësh. Kjo mund të krijojë probleme shtesë edhe në spitale, në ambulanca dhe tek mjekët e familjes.

Por nuk është vetëm sistemi shëndetësor ai që preket. Çfarë ndodh nëse shumë punonjës në polici, zjarrfikësa, shkolla e institucione të tjera publike sëmuren dhe do t’u duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë? Çfarë ndodh me personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit me virusin Omikron?


(Kosova Sot Online)