Djali ishte me Covid, nëna e fut në bagazhin e makinës për të mos u infektuar

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 15:20
Djali ishte me Covid, nëna e fut në bagazhin e makinës për të mos u infektuar

Një grua futi të birin 13-vjeçar në bagazhin e makinës për të mos u infektuar, pasi ky i fundit kishte rezultuar pozitiv me Covid. 

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, SHBA. Mësohet se nëna e 13-vjeçarit po ndiqet penalisht nga policia.

Gruaja  shpjegoi se për të ulur rrezikun e infektimit nga i biri, në vend që ta fuste në sediljen e makinës, e vendosi  në bagazh, ditën kur do e çonte për të bërë sërish tamponin e Covid.

Ndërkohë punonjësja e qendrës së vaksinimit kërkoi të shihte fëmijën dhe i  sqaroi se nuk do të bëhej asnjë ekzaminim  nëse adoleshenti nuk do të  ulej në sediljen e pasme të makinës.

Punonjësja e denoncoi në polici gruan, e si rrjedhojë ajo u arrestua, por u lirua të nesërmen, pasi dorëzoi në polici një kusht prej 1500 dollarësh.

(Kosova Sot Online)