Berisha del nga prokuroria: Çfarë dëshmova

  • G.G /
  • 13 January 2022 - 14:07
Berisha del nga prokuroria: Çfarë dëshmova

Pasi qëndroi më shumë se dy orë në ambientet e prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për protestën e 8 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë ambientet e këtij institucioni të lartë të drejtësisë.

Siç edhe paralajmëroi më herët, Berisha është ndalur në një prononcim për mediat, ku dha detaje nga ajo çka dëshmoi para prokurorit të çështjes, Elio Mazreku. Berisha tha se: “U thirra me urdher te kreut te Meduzes. Erdha ne respekt te atyre parimeve me te cilat jam i mbrojtur.”

PROTESTA
Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Ish-kryeministri Berisha është treguar i përpiktë me orarin e tij, madje mbërriti pak minuta para orës 11:00, orar kur ishte thirrur që të paraqitej në organin e akuzës. I shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Nuraj, pasi doli nga makina duke përshëndetur me dy gishta, hyri brenda ambienteve të prokurorisë.

Për incidentet u arrestuan 34 persona, të cilët u liruan dje nga gjykata.

Nga ana tjetër, përkrahës të Bashës, iu përgjigjën protestuesve duke hedhur një lëndë, ende e papërcaktuar. Po ashtu, sot në pyetje ne orën 12:00 u mor edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

Noka po pyetet nga Mazreku për mënyrën se si do të organizohet protesta dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën. Kujtojmë se i vetmi që është shprehur i hapur publikisht për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

(Kosova Sot Online)