Sërish tërmet në Shqipëri

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 14:57
 Sërish tërmet në Shqipëri

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të vendit.

Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se lëkundja ndodhi pak pas mesditës së sotme dhe pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Një natë më parë, zona u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe sizmiologët i tremben riaktivizimit të tërmeteve në këtë territor të vendit, i cili deri më tani ka qenë i qetë. 

(Kosova Sot Online)