I riu nga Mitrovica që vdiq dje ishte jetim, para një muaji kishte falur familjen e sulmuesit

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 11:46
I riu nga Mitrovica që vdiq dje ishte jetim, para një muaji kishte falur familjen e sulmuesit

Ermal Delija, i riu nga Mitrovica, i cili mbrëmë humbi jetën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në muajin tetor pas rrahjes nga një person, para një muaji, më 17 dhjetor, ai ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, ku kishte zgjatur dorën e pajtimit me familjen e sulmuesit.

Ermali pas sulmit kishte përfunduar në koma për 18 ditë.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ermali la pas nënën dhe tri motra.

(Kosova Sot Online)