Shoferi në Prishtinë humb kontrollin, futet me veturë në lokal

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 08:00
Shoferi në Prishtinë humb kontrollin, futet me veturë në lokal

Një shofer përfundoi me veturë në një lokal te rruga “C”, pasi që humbi kontrollin mbi mjetin që po e drejtonte.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në  rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhë një vetaksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut

https://www.tiktok.com/@papirusi.info/video/7053782473011940613

(Kosova Sot Online)