Abazoviq: Ne ofrojmë një qeveri të pakicës, për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 13:03
Abazoviq: Ne ofrojmë një qeveri të pakicës, për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq në konferencë tha se koalicioni “E zeza në të bardhën” ofron krijimin e një qeverie të pakicës, e cila, siç theksoi ai është zgjidhje për krizën qeveritare.

Ai poashtu bëri të ditur se Qeveria e Malit të Zi ka bërë disa gjëra të mira, duke kujtuar se kanë përkrahur maksimalisht pushtetin ekzekutiv dhe kanë qenë shtylla më e fortë në të cilën mbështetet qeveria.

Abazoviq beson se lëvizja e tyre ofron një model për të cilin besojnë se është e mundur zgjidhja.

“Ne ofrojmë të krijojmë një qeveri të pakicës, ta mbështesim të gjithë, do të ofrohen 81 deputetë në parlament, me dëshirën që konsensusi të jetë sa më i gjerë dhe të paktën 49 deputetë”, u shpreh ai.

Ai tha se qëllimi i saj është zhbllokimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“Nëse dikush ka një zgjidhje që është e qëndrueshme, ne jemi këtu për ta dëgjuar atë”, tha Abazovic, duke deklaruar se koncepti i tyre është i qartë.

(Kosova sot Online)