Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të shtetit me skenar të programuar të ruajtjes së ndikimit nga strukturat e SHIK-ut ilegal dhe Pronto-Mafia e krimit të organizuar!

Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të shtetit me skenar të programuar të ruajtjes së ndikimit nga strukturat e SHIK-ut ilegal dhe Pronto-Mafia e krimit të organizuar!
Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të shtetit me skenar të programuar të ruajtjes së ndikimit nga strukturat e SHIK-ut ilegal dhe Pronto-Mafia e krimit të organizuar!

Naim Miftari

  • 16 January 2022 - 20:10

Shkruan: ANALISTI – Naim Miftari

Reagimi i Ambasadës së Britanisë kundër përpjekjeve kontrabanduese dhe jo transparentë për ta zgjedhur kryeprokurorin e ri të shtetit, nga një grup njerëzish servil të te instaluar nga SHIK-u ilegal e te nënshtruar ndaj krimit të organizuar, duhet ta alarmojnë Qeverinë dhe deputetët e qeverisë, mazhorancën, në mënyrë që ata të reagojnë dhe ta ndalojnë këtë manipulim me vendosjen e Kryeprokurorit ,që po tenton ta bëjë KPK-ja e kapur me grupin e vetë, që në fakt është vetëm një filiale e SHIK- ut ilegal e para-institucional , pra filiale e Pronto-Mafisë dhe e krimit te organizuar!

-Reagimi i Ambasadës Britanike lidhur me shpalljen e konkursit për zgjedhjen e krye prokurorit të ri të shtetit ishte shumë me vend, e ku pastaj në panik nga kërkesa për transparencë KPK-ja dha një komunikatë të zbehtë për publikun, duke u zotuar për vazhdim komunikimi dhe bashkëpunimi edhe me këtë ambasadë ne procesin në vijim. Reagimi i Ambasadës së Britanisë se madhe kundër përpjekjeve kontrabanduese dhe jo transparentë për ta zgjedhur kryeprokurorin e ri të shtetit, nga një grup njerëzish servil të nënshtruar të krimit të organizuar, duhet ta alarmojnë qeverinë dhe deputetët e qeverisë, mazhorancën, në mënyrë që ata të reagojnë dhe ta ndalojnë këtë manipulim me vendosjen e kryeprokurorit ,që po tenton ta bëjë KPK-ja me grupin e vetë, që në fakt është vetëm një filiale e SHIK- ut ilegal, pra filiale e Pronto-Mafisë se kriminalizuar.

KPK-ja dhe Prokuroria e Shtetit deri tani në fakt ishte dhe është vetëm një firmë private e Pronto-Mafies para-politike , nje lodër kjo e SHIK-ut ilegal e para-institucional qe po tenton përmes institucionit te “konkursit” për ta përshpejtuar vazhdimin e ruajtjes së mekanizmave të vetë, duke depërtuar rishtas nga dyert e prapme në KPK-en e kapur për ta sjellë edhe një Lumez-2 tjeter të tyre si kryeprokuror të Kosovës! Dhe në këtë plan unë jam shumë i sigurt se ky grup që per shume vite po ja bënë Avokatinë nga zyrat e shtetit ndaj krimit të organizuar,se veç e kanë edhe kandidatin e tyre të zgjedhur nga ish-drejtuesit e SHIK-ut, e qëllimi i tyre dihet cili është, që që të jua mbroj interesin e grupeve multi-mafioze të Prontos dhe liderëve politike që janë të korruptuar e që kanë frikë nga ligji e drejtësia e shtetit ligjor !

Dhe nëse e lejojnë institucionet tjera luajtjen e kësaj loje, qofte pra nga Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria, që KPK-ja e Pronto-Mafia mafio-oligarkike ta sjellin një njeri të tyre kukull në postin e kryeprokurorit atëherë Qeveria e Kosovës kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu duhet menjëherë të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet që i mbajnë dhe ta pranojnë publikisht se Qeveria Kurti-2 u mund nga bandat e mbetjet e Hashim Thaçit ,Kadri Veselit ,Isa Mustafes e Ramush Haradinajt, që i kanë instaluar e lënë në pushtet dhe në vendet kyçe shtetërore nga ku përmes servilëve të tyre te instaluar ne institucionet ligjzbatuese te shtetit te kontrollojnë e ruajne pasuritë e tyre të paligjshme dhe postet shtetërore!

Prandaj po them që reagimi i ambasadës britanike ishte i drejtë, kurse pas këtij reagimi duhet që të mobilizohen edhe deputetët e Kuvendit, Qeveria dhe Presidenca për ta mbikëqyrë drejtpërdrejt e për së afërmi mbarëvajtjen e gjithë procesit, për të qenë afër në vëzhgim dhe vlerësim permanent , dhe për ta ndaluar manipulimin e planifikuar duke vendosur një figurë të tyre si avokat të tyre që do të vazhdonte edhe më tutje ta shkelte ligjin e ta mbron krimin e organizuar duke ua bërë AVOKATINE shkelësve të ligjit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".