Sikur të jetë “patinazh”, rruga Viti-Gjilan krejtësisht e ngrirë

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 09:43
Sikur të jetë “patinazh”, rruga Viti-Gjilan krejtësisht e ngrirë

Gjatë natës së kaluar pati reshje të borës, por të cilat nuk vazhduan edhe në mëngjes.

Por pavarësisht kësaj, shumë rrugë raportohet të jenë të papastruara siç duhet.

E tërësisht e ngrirë është rruga që lidh komunën e Vitisë me atë të Gjilanit.

Madje qytetarët kanë porositur qytetarët që të kenë kujdes gjatë kalimit në këtë rrugë.

Në pamjet e publikuara shihet qartë se rruga është krejtësisht e papastruar.

(Kosova Sot Online)