Dëshmitari në rastin Mustafa ka pasur rol në formimin e UÇK-së

  • E.K /
  • 18 janar 2022 - 11:33
Dëshmitari në rastin Mustafa ka pasur rol në formimin e UÇK-së

Në seancën e parë për këtë vit në rastin Mustafa, po vazhdohet me dëshmitarin e radhës.

Fillimisht dëshmitari po merret në pyetje nga prokuroria, për të vazhduar më pas me mbrojtjen.

Fatmir Sopi në përgjigjet që po i jep prokurorisë, ka treguar se ka pasur një rol në formimin e UÇK-së, si dhe ka treguar për kohën e luftës se shtëpia e tij shërbente si shtab i UÇK-së.

Prokurori: A keni pas rol në formimin e UÇK-së?

Sopi: Po kam pas rol.

Prokurori: Çfarë roli ishte ky?

Sopi: Unë kam kryer detyrën e organizatorit dhe shtrirjen organizative te ushtrisë ne regjionin e e Prishtinës me konkretisht me saktësisht ne fushën e Gollakut.

Prokurori: Këtë rol e keni luajtur që ne fillim ne kyqjen e juaj ne UÇK?

Sopi: Që në fillim e kam luajtur këtë rol.

Prokurori: A kishte ndonjë brigadë të UÇK-së që u krijua në rajonin e Gollakut?

Sopi: Po kishte edhe njësi tjera të UCK-së të cilat qëndronin në Gollak. Organizimet e para te uck për regjinonin e Karadakut kanë filluar në Gollak.

Prokurori: Ju vetë a u përfshitë në krijimin e brigadës se UÇK-së ne regjionin e Gollakut?

Sopi: Brigada 153 e cila është formuar pas përfundimit të organizimit dhe përgatitijeve të duhura për plotësimin e nevojave dhe plotësimin e radhëve të ushtrisë që ta përfaqësonin brigadën.

Prokurori: Përmendët brigadëm 153, kur është krijuar kjo brigadë ?

Sopi: Po brigada fillet i ka nga njësitet tona që i kemi formuar nëpër të gjitha fshatrat e Gollakut, me plotësimin e kushteve dhe kur zona operative e Llapit e ka pa të arsyeshme që janë plotësuar kushtet për organizmin dhe themelimin e kësaj brigade, nuk me kujtohet saktë data por ishte në shkur të 1999.

Prokurori: A ka ndonjë moment që ju kujtohet që përkon me krijimin zyrtar të brigadës, a mund t’i tregoni gjykatësve për atë ngjarje?

Sopi: Kjo ka ndodhur në shtëpinë time e cila aso kohe shërbente si shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigadës 153.

Prokurori: Ku ndodhej shtëpia juaj?

Sopi: Në Zllash në lagjen e fshatit Mramor.

Prokurori: Sapo na thatë se ndodhi një ngjarje ne shtëpinë tuaj në Shkurt, a mund të na tregoni cka ndodhi në Shkurt në shtëpinë e juaj?

Sopi: Shkurt viti 1999, në shtëpinë time ku shërbente si shtab i UÇK-së, erdhi përfaqësuesi i zonës operative të Llapit zëvendëskomandanti i zonës, Kadri Kastarati, i cili bëri inaugurimin solmen të brigadës 153.

Prokuorri: Kush e dha urdhrin për fromin e kësaj brigade, ishte Kadri Kastarai?

Sopi: Ai i shte përfaqësues i zonës, sigurisht ka qenë i urdhëruar nga komandanti i zonës Rrustem Mustafa

Prokurori: Gjatë këtij takimin me Kadri Kastratin, kush tjetër përpos juve ishte i pranishëm në shtëpinë e juaj?

Sopi: Nuk më kujtohen të gjithë personat, Rrahmn Dini, Sejdi Veseli edhe unë, nuk e di tjetëer kush ka qenë.

Prokurori: Kush u emërua komandat brigade?

Komandati i brigadës atë ditë nuk është emëruar.

Prokurori: A deklaroi Kadri Kastari se kush do të ishte komandat?

Sopi: Nuk deklaroi, ndërsa për zëvendëskomandatin, u emërua Sejdi Veseli.

Prokurori: Ju vetë a u caktuat për ndonjë pozitë?

Sopi: Unq meqë merresha me organizmin e UCK-së ne terren, dhe isha vazhdimisht ne terren, u caktova të jem përgjegjës komandat i mbrojtjes civile.

Prokurori: A ishte një pozitë brenda komandës së brigadës?

Prokurori: A e mbajtët ju këtë pozitë në fund të luftës?

Sopi: Jo pozitat tona kanë ndryshuar, kemi filluar si ushtar, kur u përfunduar lufta si zëvendës-komandant pasataj edhe si komandat i brigadës.

Prokurori: Kur u bëtë zëvendëskomandat i asaj brigade?

Sopi: Pas ofanzives të 18 prillit 1999.

Prokurori: Kush ju emëroi në këtë pozitë?

Sopi: Zona operative e Llapit, konkretisht komandat Rrustem Mustafa.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

(Kosova Sot Online)