Serbia nuk mundë të amnistohet, duhet të dënohet për gjenocidin që ka bërë në Kosovë

Serbia nuk mundë të amnistohet, duhet të dënohet për gjenocidin që ka bërë në Kosovë
Serbia nuk mundë të amnistohet, duhet të dënohet për gjenocidin që ka bërë në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 18 January 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Mbi 30 miliard euro janë dëme të bëra, pa llogaritur dëmet morale të shkaktuar ndaj familjeve që iu vranë dhe iu masakruan familjarët. Dëmet janë të larta. I tërë shteti serb është i kriminalizuar me gjenocidin në Kosovë. Përdhunimet, masakrimet e vrasjet, dëbimet masovike dhe shkatërrimet e gjëra u bënë nga Serbia mbi një plan dhe u zbatuan nga tërë mekanizmat e shtetit. Vetëm kështu u arrit ky gjenocid në Kosovë. Ato nuk u kryhen nga ndonjë grup kriminal serb. Jo. Ato masa gjenocidiale u benë mbi një plan të shtetit serb dhe u zbatuan nga tërë shteti. Këtu është baza e përgjegjësisë për gjenocid. Këndej duhet të ngitet padia dhe të kërkohet përgjegjësia.Rrugë të mesme nuk ka.

-Çështja e përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë, këndej edhe ato gjenocidiale, rrjedhin nga dy faktor kryesor: Së pari, nga faktori ndërkombëtar, sepse nuk e vuri shtetin serb nën protektorat, në mënyrë që të ketë përgjegjësi penale dhe shteti të përgjigjet dhe së dyti, nga vetë Kosova, e cila në mënyre jo konstruktive iu qas problemit. Shteti i Kosovës i pranoj në mënyrë të heshtur vendimet e faktorit ndërkombëtar, që pas Gjykatës për krimet e luftës në Jugosllavi, në Dene Hag, t’ia lë shtetit kriminal serb të merret me kapjen dhe dënimin e kriminelëve. Kjo i dha fuqi Beogradit. Ndërsa, Kosova nuk morri asnjë vendim dhe nuk bëri asnjë veprim kundër këtij shteti kriminal. E la çështjen në heshtje. Qeveritë e Kosovës u pajtuan me atë vendim. Nuk e paditën Serbinë dhe në diskutime me shtetin serb nuk e futën përgjegjësinë penale si temë.

Dialogu nuk u përqendrua në temat esenciale të arritjes së pajtimit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk pati kështu përgjegjësi penale. Kosovës nuk iu kthyen të varrosurit shqiptar, të masakruar në Kosovë dhe të bartur në varret masive ne Serbi. Edhe sot gjenden mbi 1600 shqiptar të "humbur". Asnjë kompensim i dëmit nuk u realizua dhe askush nuk u përgjigj për krimet e bëra gjenocidiale.U masakruan mbi 1500 fëmijë. Mbi 12 mijë qytetar shqiptare u vranë dhe u djegën dhe u masakruan. Në mes të tyre pati edhe pleq e plaka, të sëmurë etj. U përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe nuk u dha asnjë përgjegjësi për 1 milion shqiptarët e dëbuar.

Shteti i Kosovës nuk ngriti padi për gjenocid. Këto dështime e përcollën politikën e Kosovës. U realizuan me dhjeta marrëveshje inefektive. Ndërsa, u nënshkruan edhe dy marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Kjo rrugë e solli Kosovën buzë dëmtimeve të mëdha. Kështu u nda dhe me marrëveshje u copëtua Republika. Kosova mbeti edhe pa njohje. Tash vendi ynë gjendet para një pune të madhe për ta ndaluar rrugën e trasuar gabimisht deri tash.Kosova kërkohet domosdo të ngritë padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Fare nuk duhet dialoguar pa njohje reciproke dhe pa i futur temat e krimeve të luftës dhe të reparacionit të luftës. Kosovës iu kanë krijuar nga shteti serb dëme të mëdha. Mbi 30 miliard euro janë dëme të bëra, pa llogaritur dëmet morale të shkaktuar ndaj familjeve që iu vranë dhe iu masakruan familjarët. Dëmet janë të larta. I tërë shteti serb është i kriminalizuar me gjenocidin në Kosovë. Përdhunimet, masakrimet e vrasjet, dëbimet masovike dhe shkatërrimet e gjëra u bënë nga Serbia mbi një plan dhe u zbatuan nga tërë mekanizmat e shtetit. Vetëm kështu u arrit ky gjenocid në Kosovë. Ato nuk u kryhen nga ndonjë grup kriminal serb. Jo. Ato masa gjenocidiale u benë mbi një plan të shtetit serb dhe u zbatuan nga tërë shteti. Këtu është baza e përgjegjësisë për gjenocid. Këndej duhet të ngitet padia dhe të kërkohet përgjegjësia.Rrugë të mesme nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".