Roberta Metsola zgjidhet presidente e Parlamentit Evropian

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 12:03
Roberta Metsola zgjidhet presidente e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola është zgjedhur si pasuesja e David Sassolit, duke marrë postin e presidentes së Parlamentit Evropian. Ajo fitoi një shumicë absolute prej 458 votash, raportojn Euronews.

Metsola, një anëtare e grupit të krahut të djathtë EPP nga Malta, ishte midis katër kandidatëve për këtë pozicion, së bashku me Sira Rego të Spanjës (radikalja e majtë), Kosma Zlotowski e Polonisë (ECR, Euroskeptikët) dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë (të Gjelbërit).

Alice ishte pretendentja më e afërt, duke fituar 101 vota. Secili ia bëri kërkesën kolegëve të tij eurodeputetë në Strasburg të martën për të pasuar Sassoli, i cili vdiq më 11 janar dhe mandati i të cilit përfundoi këtë javë.

Metsola është eurodeputete që nga viti 2013 dhe nënkryetare e Parlamentit prej 2020-ës. Por nëna e katër fëmijëve ka tërhequr gjithashtu kritika nga disa prej kolegëve të saj për pikëpamjet e saj kundër abortit, të cilat mbahen gjerësisht në Maltë, vendi i fundit i BE-së ku aborti është ende plotësisht i paligjshëm.

E vetëdijshme për rezervat që ka ngjallur për këtë çështje, ajo tha se “detyra e saj do të jetë të përfaqësojë pozicionin e parlamentit”, duke përfshirë të drejtat seksuale dhe riprodhuese.

(Kosova Sot Online)