Situata e sigurisë në Kosovë, ambasadori amerikan takon gjeneralin e KFOR-it

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 16:06
Situata e sigurisë në Kosovë, ambasadori amerikan takon gjeneralin e KFOR-it

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot në selinë qendrore të KFOR-it ku është pritur nga komandanti Ferenc Kajari.

Siç ka njoftuar KFOR-i përmes një njoftimi në “twitter”, Kajari e ka njoftuar ambasadorin Hovenier rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe për aktivitet e përditshme të KFOR-it në përmbushjen e mandatit të tyre.

(Kosova Sot Online)