Shtëpia e braktisur, pa asnjë dhomë gjumi dhe pothuajse e shkatërruar shitet me çmimin marramendës

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 09:55
Shtëpia e braktisur, pa asnjë dhomë gjumi dhe pothuajse e shkatërruar shitet me çmimin marramendës

Një shtëpi e braktisur në San Francisco pa as edhe një dhomë gjumi, dysheme, dritare e shkallë të shkatërruara, është shitur me një çmim marramendës – 1,9 milionë dollarë.

“Është shtëpia më e keqe në bllokun më të mirë”, thuhet në kumtesën e një agjencie të patundshmërive.

E vendosur në luginën Noe, shtëpia fillimisht ishte nxjerrë në shitje për 995 mijë dollarë. Shtëpia me kornizë druri që ka vetëm një tualet, u shit në ankand gjatë muajit të kaluar.

Shtëpia u ndërtua 120 vite më parë dhe me gjendjen aktuale, ka nevojë për një renovim të detajuar e ndoshta edhe të rrënohet dhe të fillojë ndërtimi i një shtëpie të re. 

(Kosova Sot Online)