Lexoni edhe:
Shantazhi dhe kërcënimi që vjen nga Serbia ndalet vetëm nga forca politike, ekonomike dhe ushtarake!
Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe bashkë me Presidenten Vjosa Osmani në përvjetorin e 16’të të vdekjes. Me këtë rast, Kurti ka folur për figurën e Rugovës duke e quajtur intelektual i angazhuar, njeri paqësor, i qetë, racional dhe humanist.
“Presidenti Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës i zgjedhur me votë popullore i zgjedhur në maj 1992 dhe më pas është edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur nga Kuvendi më 4 mars 2002. Dr. Ibrahim Rugova edhe para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar njeri paqësor dhe I qetë racional dhe humanist” ka thënë Kurti.
Sipas tij, Rugova ka dhënë “kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”.
“ Ne e shënojmë 16 vjetorin e vdekjes së tij në të njëjtën kohë ndodhemi në një vit kur do ta shënojmë 20 vjetorin e tij si president i parë me 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë me 24 maj. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”, ka theksuar Kurti.
Kurti ka nisur të flas me tone pozitive për Rugovën së voni, ndërkohë që në të kaluarën, veçmas pas lirimit nag burgu ka qenë kritik ndaj tij.
(Kosova Sot Online)