Shantazhi dhe kërcënimi që vjen nga Serbia ndalet vetëm nga forca politike, ekonomike dhe ushtarake!

Shantazhi dhe kërcënimi që vjen nga Serbia ndalet vetëm nga forca politike, ekonomike dhe ushtarake!
Shantazhi dhe kërcënimi që vjen nga Serbia ndalet vetëm nga forca politike, ekonomike dhe ushtarake!

Muhamet Kelmendi

  • 21 January 2022 - 08:00

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Qartë dhe prerë po del shteti serb kundër demokracive perëndimore. Vepron shumë hapur kundër BE-së dhe NATOS e SHBA-ve. Pse tolerohet? Perëndimi po ka frikë nga Moska. Nëpërmjet kësaj po përkëdhelet Serbia dhe po tolerohet në shumë veprime. Po tolerohet edhe në armatim dhe në masa tjera. Këtu më së shumti përgjegjës është BE. Nga Brukseli kurrë nuk ka kritika Serbia. Ajo vetëm po përkëdhelet nga z. Borel, nga z. Stano, nga z. Lajqak, deri edhe nga shumë udhëheqës të lartë të BE-së. Kjo është e rrezikshme. Politika e perëndimore është shumë e gabuar ndaj Serbisë. Duke lejuar dhe toleruar shtetin serb në masa dhe në veprime luftarake nuk sigurohet paçja në Ballkan.

-Në mes Serbisë dhe Rusisë, si në fushën kishtare, ashtu edhe politike, ka bashkëpunim të theksuar dhe që ndikon shumë në gjendjen në Ballkan. Feja dhe sllavizmi ishin fakte që e krijuan shtetin serb, atë malazez e grek, duke marrë shumë toka shqiptare. Me këtë ideologji po veprohet edhe aktualisht.

Bashkëpunimi kishtar po i prinë atij politik dhe ushtarak. Lidhjet janë thelluar dhe e gjithë kjo po përcillet me ndihma të mëdha ekonomike dhe ushtarake. Me këtë është forcuar shumë Serbia dhe tash po merr armë të ndryshme nga Moska. Është vështirë që të ndalet ky bashkëpunim. Kosova e dinë se Serbia është mike e ngushtë e ruso-kineze. Nga ata është forcuar ushtarakisht.

Këtë e dinë edhe BE dhe NATO. Natyrisht se shumë mirë e dinë edhe SHBA-ja. Megjithatë, Serbia shikohet me sy përkëdhelës. Shtetit serb po i lejohen veprime kriminale dhe shumë të rrezikshme për paqen në këtë anë. Serbia po e destabilizon Bosnjën e Hercegovinën. Ka ndërmarr masa të shumta kundër Kosovës dhe po i organizon në veprime të qarta nacional-shoviniste pakicën serbe në veri.

Qartë dhe prerë po del shteti serb kundër demokracive perëndimore. Vepron shumë hapur kundër BE-së dhe NATOS e SHBA-ve. Pse tolerohet? Perëndimi po ka frikë nga Moska. Nëpërmjet kësaj po përkëdhelet Serbia dhe po tolerohet në shumë veprime. Po tolerohet edhe në armatim dhe në masa tjera. Këtu më së shumti përgjegjës është BE. Nga Brukseli kurrë nuk ka kritika Serbia.

Ajo vetëm po përkëdhelet nga z. Borel, nga z. Stano, nga z. Lajqak, deri edhe nga shumë udhëheqës të lartë të BE-së. Kjo është e rrezikshme. Politika e perëndimore është shumë e gabuar ndaj Serbisë. Duke lejuar dhe toleruar shtetin serb në masa dhe në veprime luftarake nuk sigurohet paça në Ballkan.

Ashtu Serbia po forcohet dhe po lidhet më shumë me Rusinë dhe me Kinën. Serbia ka marrë hov të madh. Është trimëruar shumë dhe qartë po shpreh pretendime territoriale mbi Kosovën dhe mbi Bosnjën. Pretendimet kanë shkuar edhe mbi Malin e Zi. Këtu po vepron kisha serbe dhe ka arritur të ndaj Malin e Zi në dysh. Kosova është në pozitë më të rëndë nga shteti serb.

Natyrisht se lidhjet e shtetit serb me lindjen ruso-kineze nuk mund ti ndali Kosova. Mirëpo, Republika duhet të punoj shumë në fusha të ndryshme dhe të eci përpara. Kryesisht dhe mbi të gjitha kërkohet një punë në forcimin e FSK-së.

Ajo duhet të jetë e fortë në personelin ushtarak dhe në mjete. Me një ushtri të fortë ka siguri Republika. Kosova e fortë ndikon dukshëm në dobësimin e shtetit serb. Dhe anasjelltas. Kosova e dobët e rritë dhe e forcon Serbinë. Shtetin serb e ndal vetëm forca. Kjo del nga historia. Kurrë nuk është ndalur me mjete paqësore Beogradi. Serbinë e ka ndalur çdo herë vetëm forca.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".