Nga kjo ditë pritet të hyjnë në fuqi masat shtrënguese anti-Covid

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 14:11
Nga kjo ditë pritet të hyjnë në fuqi masat shtrënguese anti-Covid

Qeveria e Kosovës pritet që t’i miratojë sot masat shtrënguese anti-Covid, pas rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimin e orarit të punës së gastronomisë.

Nëse marrin miratimin e ekzekutivit, masat do të hyjnë në fuqi nga nesër.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Diskutimet dhe propozimet e djeshme në Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim kundër COVID-19 në fakt MSH i ka transformuar tashmë në propozime të cilat shkojnë sot në Qeverinë e vendit dhe pritet që sot gjatë ditës së miratohen masat e reja të cilat duhet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme. Definitivisht për këtë do të informoj qeveria sapo t’i ketë miratuar por e rëndësishme është që është arritur pajtueshmëri për disa masa të cilat synim primar kanë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron i cili është variant dominues edhe në vendin tonë dhe të parandalojmë mbingarkesën e tepërt spitalore dhe të parandalojmë format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)