Bujar Dugolli e ka fituar gjyqin ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliut

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 18:50
Bujar Dugolli e ka fituar gjyqin ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliut

Profesori universitar, Bujar Dugolli, po pretendon se e ka fituar gjyqin ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliut. Dugolli i ka paditur Haxhiun e Musliun për shpifje pas dy shkrimeve të publikuara në vitin 2007.

 

“Objekt i theksuar i kësaj padie janë shkrimet shpifëse të datë: 22.09.2007, në gazetën Express me drejtor e autor Baton Haxhiu, shkrimi me titull ‘’Bujar Trump’’ dhe shkrimi tjetër, në po të njëjtën gazetë, me titull ‘’Ku i more Bujar 3 milion t’buta’’, me autor Jeton Musliun”, shkruan Dugolli.

 

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Prishtinës, të cilin Dugolli e ka publikuar në Facebook, është aprovuar pjesërisht kërkesë-padia e Dugollit.

 

Pika 2 e aktgjykimit thotë se detyrohen të paditurit Jeton Musliu e Baton Haxhiu që në emër të kompensimimt të dëmit jomaterial paditësit në mënyrë solidare t’ia paguajnë shumën prej 15 mijë euro, me kamatë ligjore prej 8 për qind në vit, e cila rrjedh nga dita e marrjes së këtij aktgjykimi e deri në pagesën e plotë, e të gjitha këto nëafat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

 

Të paditurit detyrohen po ashtu që në mënyrë solidare t’ia kompensojnë shpenzimet kontestimore në vlerë 913 euro.

(Kosova Sot Online)