Qeveria i ndan edhe 10 milionë euro tjera për rrymën

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 20:06
Qeveria i ndan edhe 10 milionë euro tjera për rrymën

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas njoftimit, këto mjete shkojnë për masën 3.7 – mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

(Kosova Sot Online)