“Daily Mail” shkruan për një 67-vjeçar që shkoi në një spital në Kosovë dhe zbuloi që kishte dy palë organe gjenitale

  • G.G /
  • 22 January 2022 - 13:49
“Daily Mail” shkruan për një 67-vjeçar që shkoi në një spital në Kosovë dhe zbuloi që kishte dy palë organe gjenitale

Një rast i rrallë u zbuluar në Kosovë nga mjekët. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar që ka organe femërore dhe mashkullore. Mjekët që operuan në “hernien” e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se fryrja nga e cila ankonte ai, në të vërtetë përmbante një organ gjenital mashkullor dhe organ gjenital femëror.

Për këtë rast ka raportuar edhe “Daily Mail”.

Sipas kësaj media, 67-vjeçari kërkoi trajtim në një spital në Kosovë për ënjte në ijë, nga e cila ankonte për një dekadë. Pas kontrollit nga kirurgët, ata zbuluan se i moshuari kishte mitër, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren. Ai poashtu kishte edhe testikun e brendshëm.

Tek ai mjekët diagnostikuan sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë. Ajo ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit gjenital mashkullor.

E raste si ky, sipas Daily Mail janë raportuar vetëm 200 në literaturën mjekësore.

Simptomat e gjendjes përfshijnë testikujt e pazbritur dhe herniet në ijë, por organet femërore zakonisht nuk zbulohen nëse nuk kryhet operacioni për të trajtuar masën.

Ky rast është zbuluar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.

Pacienti vuante nga një gungë për 10 vjet e që bëhej më e madhe kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur shtrihej.

Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese të pacientit pasi ai ka tre fëmijë.  

(Kosova Sot Online)