Protesta kundër masave të Qeverisë së Kosovës në Morinë, Policia i ndalon dy organizatorët

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 10:52
Protesta kundër masave të Qeverisë së Kosovës në Morinë, Policia i ndalon dy organizatorët

Policia e Kukësit i ka proceduar penalisht dy persona, pasi ditën e djeshme organizuan një protestë në pikëkalimin kufitar të Morinës. Qytetarët kundërshtuan një ditë më parë masat e reja të qeverisë në Kosovë për pandeminë.

Sipas policisë janë proceduar R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”  dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.”

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)