Bastiset një shtëpi në Obiliq, krejt çka u sekuesterua atje

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 12:22
Bastiset një shtëpi në Obiliq, krejt çka u sekuesterua atje

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, po punon për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale. Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot në Obiliq, në një shtëpi është kryer një operacion bastisje ku është arrestuar një person i dyshuar: M. Q, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia ka konfirmuar s e gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:

Një pushko-mitrolez M-7.92, një magazinë të fishekëve, rreth 617 fishekë, 2 radiolidhje.

– tri thika, 52g substance narkotilke lloji nuk dihet dhe 19g substance narkotike dyshohet marihuanë etj.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. I dyshuari ngarrkohet me veprat: Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autoruar i armës si dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge.

(Kosova Sot Online)