
Buleshkaj: Rekomandimet e Raportit të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të AKK’së

Pas publikimit të Indeksit të Percepsionit të Korrupsionit që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International, kanë reaguar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Drejtori i kësaj agjencie, Yll Buleshkaj ka thënë se do institucioni që drejton do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet e dala nga raporti i Transparency International.
Sipas tij, këto rekomandime do të shndërrohen në objektiva pune të AKK’së.
“Me këtë rast, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Yll Buleshkaj, është zotuar se AKK do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet e dala nga raporti i Transparency International, duke ngritur efikasitetin e veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë, të përqendruara në deklarimin e pasurisë, parandalimin e konflikti të interesit dhe mbrojtën e sinjalizuesve.
Rekomandimet e Raportit të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të Agjencisë kundër Korrupsionit, ka theksuar Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj”, thuhet në njoftimin e AKK’së.
Ndryshe, Kosova ndër vite është renditur kryesisht në pjesën e poshtme në Indeksin e Percepsionit të Korrupsionit që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International. Që nga viti 2012 kur Kosova përfshihet në këtë indeks, renditjen më të mirë e ka pasur në vitin 2017, kur ishte renditur në vendin e 85-të nga 180 shtete të botës.
(Kosova Sot Online)